Dëgjo zërin e viktimave #NdalDhunësMeArmë

UNDP SEESAC i bashkohet Javës Globale të Veprimit kundër Dhunës me Armë 1-8 maj 2016

 

UNDP SEESAC, me fonde nga Bashkimi Evropian, po ibashkohet këtë vit Javës Globale të Veprimit kundër Dhunës me Armë që ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat e keqpërdorimit të armëve të zjarrit mbi të mbijetuarit dhe familjet e personave që kanë pësuar lëndimet. UNDP SEESAC po përdor median sociale për të treguar sesi ndikon përdorimi i armëve në sigurinë tonë dhe sesi ai mund të shkatërrojë jetën tonë dhe jetën e personave të tjerë. 

Java Globale e Veprimit kundër Dhunës me Armë mbahet më 1-8 maj 2016 dhe organizohet çdo vit nga Rrjeti Ndërkombëtar i Veprimit për Armët e Vogla. E mbështetur këtë vit nga 85 shtete, Java e Veprimit shërben për të theksuar përpjekjet për të ndaluar shpërndarjen dhe keqpërdormin e armëve të vogla, për të nxitur zbatimin efektiv të Programit të Veprimit të Kombeve të Bashkuara (PVKB) dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi përhapjen e dhunës me armë dhe për pasojat e saj. 

UNDP SEESAC ofron mbështetje për aktorët kombëtarë, rajonalë dhe ndërkombëtarë për forcimin e kapaciteteve të tyre për kontrollin dhe pakësimin e përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta duke kontribuar kështu në një rritje të stabilitetit, të sigurisë dhe të zhvillimit në Evropën Juglindore.  E mbështetur nga Bashkimi Evropian, fushata me titull "Dëgjo zërin e viktimave: Reduktoni keqpërdorimin e armëve të zjarrit – Rritni sigurinë tonë!” zbatohet nga një projekt që financohet nëpërmjet  Vendimit 2013/730/CFSP të Këshillit të BE-së në mbështetje të aktiviteteve të SEESAC për çarmatimin dhe kontrollin e armëve në Evropën Juglindore.  


UNDP SEESAC:

Faqja e internetit: www.seesac.org, Facebook https://www.facebook.com/SEESAC, Twitter @UNDP_SEESAC, Instagram https://www.instagram.com/undp_seesac

 

1 - Dëgjo zërin e viktimave #NdalDhunësMeArmë

 

2 - Dëgjo zërin e viktimave #NdalDhunësMeArmë

 

3 - Dëgjo zërin e viktimave #NdalDhunësMeArmë